Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit mes Qeverisë dhe BSPK’së. Ai ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati të jap dorëheqje nëse nuk është i aftë të ofrojë zgjidhje e t’ua rrisë pagat mësimdhënësve, transmeton Botapress.info
Haxhiu e ka quajtur ‘mercenar’ Hekuran Muratin duke thënë se është i njëjti person që ka ofenduar veteranët e UÇK’së, ndërsa tash po kërcënon mësimdhënësit.
”Ai që ka ofenduar veteranët e UÇK-së “mercenar” Murati tani shantazhon e kërcnon mësimdhënësit. Urgjentisht duhet Qeveria Kurti të lërë inatet dhe të gjejnë zgjidhje me Sindikatat. Nëse ministri Murati ” mercenari”, nuk është i aftë të ofrojë zgjidhje e t’ua rrisë pagat mësimdhënësve, atëherë ai duhet të japë dorëheqje,” shkruan ai.