Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ndërhyrë duke e bërë më qesharake një përplasje mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.
Haxhiu dhe Musliu po debatonin për një raport të “World Justice Project” për sundimin e ligjit 2022, i cili e nxori Kosovën tre vende më lart në fushën e sundimit të ligjit. Ministrja u mburr me këtë, ndërsa deputetja tha se për këtë meritore është edhe opozita.
Osmani për targat: Jemi në luftë me bandat, presim përkrahje nga SHBA dhe BE
“Ata shkrujnë çka dëgjojnë”, tha Musliu, duke pretenduar se “ka ndryshu situata sepse opozita në Kosovë është përmbajtësore”.
Haxhiu i replikoi, duke thënë se “organizatat vendore dhe ndërkombtare nuk i bëjnë raportet me të nime”. Ajo tha se LVV-ja ka përfaqësuar opozitën më të mirë dhe qeverisjen më të mirë ndonjëherë.
“Me bindje të plotë e them, ky Kuvend s’ka pasë asnjëherë opozitë më të fuqishme sesa Lëvizja Vetëvendosje dhe asnjëherë s’ka pasë qeveri më të mirë sesa Lëvizja Vetëvendosje”, tha ajo.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ndërhyu me shaka.
“Pse s’po i ndani kahpak meritat? Do me i marrë do… Albulenë, e monopolizove krejt. Edhe në opozitë më të mirët, edhe në qeveri më të mirët. Kadale se mundet mësyshi tani… Nuk bën ashtu”, tha Konjufca.
Më pas, Musliu e mori fjalën dhe tha se LVV-ja është e mirë “veç për opozitë”.
“Albulena po thotë që më ka lënë pa tekst, kështu që vazhdojmë”, tha Konjufca pas kësaj.