Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani, tha se përpjekja e mbrëmshme e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Presidentit pa numrat e nevojshëm, ishte tentim për puç kushtetues.
“Ajo e mbrëmshit ishte qartë tentim për puç kushtetues, për përmbysjen e rendit kushtetues”.
Ai tha se presioni që bëri kryeparlamentarja Albulena Haxhiu me thirrjet e saj se deputetët e kanë detyrim të shkojnë në sallë për zgjedhjen e Presidentit, duke cituar pjesë aktgjykimesh ishte ushtrim i një funksioni policor.
“Ato elaborime në arsyetim të Gjykatës që ajo i thotë, ato nuk kanë pasë asnjëherë dhe nuk mund të kenë për qëllim abuzim dhe terrorizimin e deputetëve: me iu thënë çdo pesë minuta. Këto quhen funksione policore, të cilat s’mund t’i ushtrojë kryetarja e Kuvendit e aq më tepër që ka edhe funksionin e shefit e shtetit. Kjo është tërësisht e papranueshme”, tha Hasani mbrëmë në ATV.
Ai shtoi se një aktgjykim i Kushtetueses herën e fundit e ka bërë të qartë që s’mund të detyrohen deputetët që të rrinë në sallë apo të votojnë në drejtim të caktuar.
“Presidenti është organi legjitimues, ai pushtet s’është. Ai s’është pushtet, por i ka çelësat e të gjitha pushteteve, prandaj ai është balancuesi kryesor”, tha ai



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në