Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka komentuar rreth vazhdimit të seancës konstituive, të parës pas shpalljes së aktgjykimit.
Sipas Hasanit, sjellja shpërfillëse ndaj aktgjykimit të Kushtetueses ndodhë pasi nuk ka sanksion të qartë për moszbatim.
Duke komentuar pretendimet e LVV-së se Gjykata ka “lejuar” votimin e fshehtë duke iu referuar aktgjykimit të vitit 2014, Hasani thotë se referimi i tillë është abuziv.
“Gjykata ka theksuar se format dhe modalitetet e votimit janë të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit. Një referim i tillë nga ana e LVV-së është në tërësi abuziv dhe ka qenë i tillë që nga fillimi i kësaj seance të papërfunduar konstituive
“Gjykata as në vitin 2014, e as tani, nuk ka thënë asnjëherë që votimi në seancën konstituive duhet të jetë i fshehtë. Përkundrazi, Gjykata ka theksuar se format dhe modalitetet e votimit në Kuvendin e Kosovës janë të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit – atëherë dhe edhe sot. Kushtetuta dhe Rregullorja përcaktojnë qartë kur dhe pse votohet në mënyrë të fshehtë. Për seancën konstituive nuk parashihet një gjë e tillë. Kjo është e qartë si drita e diellit, siç thotë populli”, ka thënë ai për Express.
Sipas Hasanit, po të caktonte Gjykata ndonjë sanksion – decertifikimin e deputetëve- situata do të ishte ndryshe.
Hasani duke e vlerësuar tekstin e aktgjykimit konstaton se ai është “i ndrojtur dhe nuk i ka shkuar deri në fund zgjidhjes së ngërçit”.
Të tjera
Aktuale
Vdekja e 27-vjeçarit, ndalohen pesë policët – dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”
Janë ndaluar pesë zyrtarët policorë me
Aktuale
Vdes në QKUK i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës
Ka vdekur në QKUK edhe i
Aktuale
Rohde “interesohet” për konstituimin e Kuvendit, Kurti i flet për “përpjekjet” e tij dhe kërcënimin me bombë nga Serbia
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, takoi