Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka propozuar heqjen e pragut zgjedhor prej 5 për qind për partitë parlamentare, ose uljen e tij në 1 apo 2 për qind, si zgjidhje për të shmangur ngërçet politike në konstituim të institucioneve
Konstitutimi i Kuvendit ka dështuar tash e 12 seanca, teksa një përpjekje e re do të bëhet sot. Sipas Hasanit, kjo situatë s’do të përsëritej po që se s’do të kishte prag zgjedhor.
“Për të mos ndodhur ngërçi duhet hequr pragu. Të bëhet loja me më shumë aktorë. Kjo nuk e komplikon më tutje. Vijnë forca e individë të rinj. Jepet mundësi dhe Kuvendi bëhet më garues më divers. Ngërçi jam i bindur se i takon historisë sepse s’ka kush t’i mbajë… t’i abuzojë”, ka thënë ai në Koha.net.
Hasani ka vlerësuar se përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje që tash të kalohet pas disa votimeve të hapura në votim të fshehtë për emrin e kryeparlamentarit, është kundërkushtetuese. Sipas Hasanit, kjo përpjekje është “uzurpim i funksionit të kryetarit të Kuvendit”.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen