Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Një numër i madh i viktimave janë regjistruar në orët e para të ditës së sotme, pas sulmeve ruse drejt Ukrainës.
Rusët kanë kryer sulme ajrore si dhe kanë sulmuar pika të ndryshme, përfshirë aeroportin në afërsi të Kievit.
Përveç Kievit, zona të tjera që janë sulmuar janë edhe Lutsk, Sumy, Krahrkiv, Dnipro e Luhansk.
Disa vende kanë parë sulme të shumta, kurse në disa regjistrohet vetëm nga një sulm. Më poshtë ua përcjellim një “hartë të luftës”, me shënjimet nëpër vendet ku janë kryer sulme.