Hargreaves: Njohja e Kosovës nga Siria forcon paqen në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori britanik në Prishtinë ka thënë se njohja nga Siria paraqet një hap të rëndësishëm përpara për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe udhëtimin e saj euroatlantik.

Jonathan Hargreaves tha se njohja e Sirisë për Kosovën forcon paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor, raporton KosovaPress.

“Përshëndes njohjen e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur nga Siria. Ky shënon një hap të rëndësishëm përpara për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe udhëtimin e saj euroatlantik.

Mbretëria e Bashkuar me krenari ka qëndruar pranë Kosovës që nga dita e parë dhe do të vazhdojë t’i inkurajojnë të gjitha kombet të bashkohen me konsensusin në rritje në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, demokracisë dhe të ardhmes shumetnike”, ka shkruar ambasadori britanik në rrjetin X.

Siria më 29 tetor 2025 ka njohur Kosovën duke u bërë shteti i 120-të që ka bërë një gjë të tillë pas shpalljes së pavarësisë së vendit tonë në shkurt 2008.

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive