Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se përbërja aktuale e Kuvendit nuk i sjell asgjë të mirë vendit.
Ai tutje ka shtuar se ”Dimal Basha nuk është në gjendje të mbikëqyrë institucionin – ai nuk është në gjendje të mbikëqyrë as veten”.
“Zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për këtë situatë. Edhe nëse e krijojmë funksionalitetin e Kuvendit, ky Parlament nuk ka për t’i dhënë asgjë të mirë Kosovës. Dimal Basha nuk është në gjendje të mbikëqyrë institucionin – ai nuk është në gjendje të mbikëqyrë as veten. Po të isha në vendin e tij, do të jepja dorëheqje, për të mos bërë hajgare me Kosovën. Por ai e di më mirë”, tha Haradinaj.
Ai ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin për qëndrimin e tij të pandryshuar ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas Haradinajt, Kurti edhe sot vazhdon të mbajë një qëndrim kundër SHBA-ve, njësoj si para se të vinte në pushtet.
“Të vetmin qëndrim që e ka mbajtur deri sot, është ai kundër amerikanëve. Atë që e ka thënë para se të vinte në pushtet, e mban edhe sot. Çdo gjë që na prish me amerikanët, ky është në gjendje ta bëjë”, tha Haradinaj



Të tjera
Lajme
Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë
Aktuale
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike
Lajme Opinione
Janina Ymeri ia kujton Kurtit parollën e tij të dikurshme: ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu…”
Deputetja e zgjedhur e LDK-se Janina