Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që ta lë në fuqi vendimin për pezullimin e licensës së mediumit “Klan Kosova”.
Haradinaj ka thënë se nuk mbyllen mediat në një vend evropian, dhe e ka ftuar kryeministrin Kurti te heqë dorë nga ky vendim i çmendur.
“Nuk mbulohet dielli me shoshë o Albin Kurti. Nuk mbyllen mediat në një vend evropian! Nuk jemi Kore e Veriut! Prandaj hiq dorë nga ky vendim i çmendur e lëre Klan Kosovën ta kryejë punën e vet! Dil kërkoju falje popullit e gazetarëve të Klan Kosovës e ruaje pak fytyrë”, ka shkruar ai.