Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për protestën e sotme të fermerëve pranë Ministrisë së Bujqësisë, ku tha se “pamjet e derdhjes së qumështit nga fermerët në lumenj dhe në rrugë janë të dhimbshme dhe shqetësuese. Si pasojë e vështirësive të krijuara në shitjen e prodhimit të tyre, fermerët po detyrohen të ndërmarrin edhe veprime të tilla ekstreme në shenjë proteste”.
Haradinaj shprehet se “Qeveria në detyrë, me qasje armiqësore, po godet direkt prodhuesin vendor, mirëqenien e fermerit, familjen e tij dhe gjithë ekonominë tonë”.
“Ftoj institucionet të reflektojnë dhe t’i marrin seriozisht kërkesat e fermerëve dhe t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara. Të mos i trajtojnë si kundërshtarë, por si partnerë në zhvillimin ekonomik të vendit”, është shprehur ai.



Të tjera
Lajme
Mbyllja e “VITA”-s, revoltohen fermerët: Derdhin qumështin para ministrisë
Një numër i madh i
Aktuale
Osmani: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për të kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut
Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Lajme Opinione
Gani Geci: LPK-ja, PDK-ja dhe LVV-ja, së bashku, ëndërr e kanë shuarjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gani Geci ne nje postim te