Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se presidentja e vendit e ka respektuar Kushtetutën në vendimet e saj dhe se mosveprimi do të përbënte shkelje kushtetuese.
Duke folur për zhvillimet institucionale dhe interpretimet kushtetuese, Haradinaj tha se Kushtetuta e Kosovës është relativisht e re dhe se shumë situata po ndodhin për herë të parë, prandaj sipas tij shpesh kërkohet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Kushtetuta jonë është e re dhe shumë zhvillime ndodhin për herë të parë. Vendimet e gjykatës i zbërthejnë këto situata që janë të paqarta dhe kërkojnë interpretim”, tha Haradinaj në Politiko.
Ai theksoi se nga këndvështrimi i tij juridik dhe politik, presidentja ka vepruar në përputhje me Kushtetutën.
“Sa jam jurist dhe sa jam pjesë e misionit të vendit, mendoj që presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka mbrojtur atë”, u shpreh ai.
Sipas Haradinajt, afatet kushtetuese janë të qarta dhe nuk mund të ndryshohen nga asgjë e as nga procedurat politike.
“Afati kushtetues është afat. Nuk mundemi me e ndryshu as procedura, as asgjë tjetër”, tha tutje Haradinaj.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në