Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar dështimin e seancës për zgjedhjen e Kryeparlamentarit, duke theksuar se është e arsyeshme që të diskutohet me partitë opozitare për një kandidat tjetër për këtë post.
Haradinaj tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje (VV) nuk ka mjaftueshëm mbështetje për Albulena Haxhiun, duhet të kërkohet një kandidat më unifikues.
Ai theksoi se AAK-ja ka paraqitur disa propozime dhe është e hapur për një diskutim më të gjerë për tejkalimin e krizës politike dhe për të kaluar në fazën e krijimit të qeverisë.
“S’pashë negocim për Kryeparlamentar. Nëse duhet vota e opozitës, atëherë ka logjik edhe mu diskutu me opozitën edhe kandidati, në këtë rast një kandidat më konsensual se Haxhiu. Ne i kemi dhënë disa propozime, i kemi përmendur. Jemi të hapur nëse partitë dëshirojnë me gjetë një rrugë, me kalu përtej konstituimit të Kuvendit që me fillu koha për qeverinë,” tha Haradinaj.
Ai theksoi gjithashtu: “Nëse të duhet vota e partive tjera, s’mundesh me qenë fare jo hapur, duhet të diskutojmë kandidatin. Nëse VV s’i ka votat për kandidatin e vet, atëherë ta gjejmë një kandidat më unifikues.”



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite