Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kryeministri Kurti është ‘’në pagë të rusëve’’.
Ai e ka akuzuar Kurtin si ‘’agjend i Rusisë’’, duke shtuar se merr pagë prej tyre.
‘’Kam alarmu shumë herët për rreziqet për pasojat që do ti vijnë Kosovës nga kursi ashtu siç i kam thanë unë, agjendi i Rusisë realisht Kurtit. Unë hala besoj që ky është në pagë prej rusëve, ky merr pagën, në çfarë mënyrë e merr ky e din, por punën e ka bë si me qenë staf i tyre. As i Serbisë jo, i Rusisë, edhe i Serbisë se Serbia është satelit i tyre. Ky eksplicit çdo veprim e ka herët mohimi i Republikës, ideja e bashkimit kombëtar pa u kriju Republika, ka qenë që mos me lanë me u kriju republika. Pastaj lufta të sigurisë, mos me lanë asnjë vend mik. Krijimi i rreziqeve, edhe sulmet ndaj bizeneve, vlerat e lirë, ky i kthej qytetarët në skllav me iu gëzu 100 eurove që ia u jep njëherë në vit. Çdo gjë është në vijë sikur Putini me pas shkru këtë plan’’, ka thënë ai në “Pressing” të T7.