Pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Haradinaj tha para mediave se VV po e mban peng shtetin dhe se Kurti nuk është i interesuar të krijojë shumicë parlamentare.
“Ne jemi peng i VV-së dhe Kurtit. Ai nuk e ka shumicën politike, nuk dëshiron me e bë. Komisioni për votim të fshehtë u bë pa dakordim të Kuvendit, edhe presidentja tha. Kërkojmë me u kthy në kushtetueshmëri, jemi peng i tij. Ai e ka nda mendjen me bo keq për Kosovën,” deklaroi Haradinaj.
Ai tha se nuk sheh nevojë për mocion, por sipas tij, zgjidhja është tërheqja e qeverisë në detyrë.
“Nuk ka nevojë për mocion, këta munden vetëm me u tërheq,” theksoi ai.



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në