Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se situata në Deçan është pothuajse alarmante, ndërkohë kryeministri Kurti po merr pjesë në simpoziumin e partive të majta në Greqi, raporton Gazeta Express.
Haradinaj ka thënë se është e pabesueshme që Kurti vazhdon qëndrimin në shtetin Helen përkundër situatës në Deçan.
“Njoftimet nga Deçani janë shqetësuese dhe flasin për një gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve. Situata është pothuajse alarmante. Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme”, ka shkruar Haradinaj.
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që ta lë të majtën e të merret me problemet e vendit.
“Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd”, ka shkruar ai./Express/