Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për afatin 30 ditor që Gjykata Kushtetuese e ka vendosur për deputetët e Kuvendit që të gjejnë një zgjidhje për dalë nga bllokada politike ku gjendet Kuvendi që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkruan Express.
Haradinaj ka thënë se situata mund të jetë tepër e rëndë, nëse s’do të ketë zgjidhje as pas afatit 30 ditor, raporton Express.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese mund ta kthejë situatën në pikën zero dhe t’ua marrë mandatet të gjithë deputetëve të legjislaturës aktuale.
“Një temë që u diskutua seriozisht është se çfarë do të ndodh pas 30 ditëve. Një taktikë që e di nga përvoja ligjore. Çdo gjë që është thënë në dokument, nuk është pa vlerë, por pikat janë më të fuqishme. Gjykata e ka forcuar 30 ditëshin. Është situatë e rëndë. Do ta shohim bashkarisht”
“Është situatë serioze. Ka raste që Gjykata thotë se ata që janë zgjedhë e kanë hup mandatin e vetë. Krejt këtë brez politik e çon në shpi. S’e keni kry detyrën, shkoni nshpi”, ka shtuar tutje kreu i AAK-së



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në