Në objektin e Pallatit të Drejtësisë të martën u bë hapja zyrtare e Gjykatës Administrative.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka quajtur këtë ngjarje moment të rëndësishëm për sistemin gjyqësor të vendit, duke theksuar se ky institucion synon forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit në trajtimin e kontesteve administrative.
“Sot po shënohet një moment i rëndësishëm për sistemin gjyqësor në Republikën e Kosovës – hapja zyrtare e Gjykatës Administrative. Me këtë rast, nis funksionimi i një institucioni të ri që synon forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit në trajtimin e kontesteve administrative. Ky zhvillim pritet të ndikojë në përmirësimin e qasjes në drejtësi, transparencës dhe profesionalizmit në vendimmarrje”, thuhet në njoftim.
Në këtë ngjarje përveç përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë, po marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve tjera.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhu, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, përfaqësues të KGJK-së, ish-kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, kryetar të gjykatave e ndërkombëtarë.
Zëvendëskryesuesja e KGJK-së, Arjeta Sadiku, në një fjalë rasti tha se po shënohet një moment i rëndësishëm historik dhe instituconal për sistemin gjyqësor të Kosovës.
“Gjykata Administrative po vihet në funksion ashtu siç është paraparë me ligj”, tha Sadiku, duke shtuar se kjo Gjykatë do të jetë e specializuar për të shqyrtuar dhe vendosur për çështjet në konflikt administrativ dhe ato nga marrëdhënia e punës që janë në juridiksionin e saj.
Sipas tij, funksioni i kësaj Gjykate nuk mund të arrihet pa një bashkëpunim institucional.
“Le të jetë Gjykata Administrative një institucion që mishëron standardet më të larta të profesionalizmit, pavarësisë dhe integritetit në shërbim të qytetarëve dhe drejtësisë”, u shpreh Sadiku. /BetimipërDrejtësi



Të tjera
Lajme Showbiz
Ermal Mamaqi ka reaguar ashpër pasi Fabjola iu drejtua Arbana Osmanit me termin “ku*kë”
Në një postim në rrjetet sociale,
Aktuale
Rama kundër LDK-së: Nis bashkëpunimi i ri politik në Prishtinë me PDK-në
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka
Aktuale
ZRRE-ja merr vendim për të hyrat e operatorëve, a do të ndryshojnë faturat e energjisë?
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE)