Është publikuar linku në platformën e-Kosova, në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se do të ndajë nga 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në të 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.
Gjithashtu ajo shtoi se për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen nga 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.
KËTU mund ta gjeni linkun.