Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i është drejtuar qytetarëve me një video, ku ka folur ndër tjerash edhe për zgjedhjet e reja të parakohshme si rezultat i moszgjedhjes së presidentit.
Hamza, ka thënë se qytetarëve po u kërkohet të votojnë sërish, për shkak të ‘’vendimeve të gabuara politike’’ të qeverisë Kurti, duke thënë se nga kjo e fundit, vendi pati stagnim, përkeqësim dhe rritje të kostos së jetesë, përcjell Gazeta Express.
‘’Gjatë kësaj kohe ju keni votuar dy herë, dhe tash po ju kërkohet të votoni për herë të tretë. Jo si rezultat i vullnetit tuaj, por si rezultat i vendimeve të gabuar politike të kësaj qeverie. Ata që kishin mundësinë dhe përgjegjësinë për të udhëhequr zgjodhën të mos veprojnë. Në vend të qeverisjes, patët stagnim, në vend të përmirësimit patëm përkeqësim dhe rritje të kostos së jetesës, në vend të zhvillimit patëm bllokadë. Secili prej jush meriton më shumë’’, ka thënë ai.
Hamza, drejtuar qytetarëve, ka thënë se zgjedhjet e reja janë mundësi për t’i thënë mjaftë ‘’politikës së bllokadës’’.
‘’Për këto mandate qeverisëse, me shumicë të plotë kanë treguar qartë mungesën e aftësisë për të qeverisur me përgjegjësi. Jostabiliteti politik ka kosto reale, dhe ajo kosto bie mbi ju. Kjo është një mundësi për t’i thënë mjaftë politikës së bllokadës, përçarjes dhe papërgjegjësisë. Ju meritoni më shumë sesa kriza që ka ofruar kjo qeveri’’, ka thënë ai mes tjerash.



Të tjera
Shëndetësi
Shenjat e para të autizmit tek fëmijët, ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të hershëm
Autism Spectrum Disorder është një çrregullim
Lajme
Kurti dhe Haxhiu fillojnë “fshesën” në diplomaci: Shkarkohet ambasadori Miftaraj
Me të marrë Zyrën e Presidencës,
Aktuale
Cilat janë datat e mundshme për zgjedhje?
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena