Profesori universitar dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së), Muhamet Hamiti, ka thënë se zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë, janë mundësi për korrigjim të gabimeve që kanë bërë partitë politike por edhe elektorati, votuesit, në zgjedhjet e kaluara.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Hamiti ka thënë se LDK por edhe partitë e tjera opozitare kanë ofruar kandidatë seriozë për kryetarë komunash që u japin mundësi votuesve të bëjnë zgjedhjen e më të mirëve.
“Zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë janë mundësi për korrigjim të gabimeve që kanë bërë partitë politike por edhe elektorati, votuesit, në zgjedhjet e kaluara. #LDK, por edhe partitë e tjera opozitare kryesisht, kanë ofruar kandidatë seriozë për kryetarë komunash që u japin mundësi votuesve të bëjnë zgjedhjen e më të mirëve në kohën kur pushteti absolut (‘krejt dhe drejt’) i VV-së votuesit i merr të mirëqenë, si ta kishin të drejtë prej Zoti votën e qytetarëve”, ka shkruar Hamiti.
Kujtojmë që me 17 tetor në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale. /Botapress/