Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ia ka tërhequr vërejtjen qeverisë së Kosovës që të mos ia mbulojë presidentit serb, Aleksander Vucic taktikën e tij për zvarritje të dialogut.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për dialog që çon në zgjidhje përfundimtare sepse kjo do të thotë njohja e Republikës së Kosovës.
Sipas Hamitit, Qeveria e Kosovës duhet të përgatitet të përballet me këtë dialog dhe të mos i krijojë mbulesë Vucicit në tentimet e tij për zvarritje dhe minim të procesit të dialogut duke ia lënë fajin Kosovës.
Postimi i plotë:
Presidenti i Serbisë nuk është i interesuar për dialog që çon në zgjidhje përfundimtare, që s’ka se si të përfundojë ndryshe pos me njohje të Republikës së Kosovës, në kufijt aktualë. Qeveria e Kosovës duhet të jetë e gatshme, e përgatitur, për këtë përballje në dialog e të mos i krijojë mbulesë Vuçiqit në taktikën e strategjinë e tij për zvarritje e minim të procesit të dialogut, duke i lënë fajin Kosovës