Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se kriza institucionale në Kosovë është për fajin e Albin Kurtit.
Ai ka bërë me dije për shkak të veprimeve të tij sot Kosova është për herë të parë në histori nën sanksione të BE-së dhe ShBA-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se kjo është gjendja e re normale në Kosovë.
“ Kuvend jofunksional, ende i pakonstituuar plotësisht, 7 muaj mbas zgjedhjeve nacionale të shkurtit. Qeveri përtej mandatit kushtetues, pa mbikëqyrje parlamentare, nën drejtimin e deputetit Albin Kurti, liderit të VV-së, të cilin zyrtarët e BE-së nuk e takojnë në zyrat e Qeverisë së Kosovës . – Kosova nën sanksione të BE-së dhe të SHBA-ve. Për herë të parë në historinë e shtetit tonë. Pushtetarët e 2021-shit, me Albin Kurtin në krye, e sollën këtë ndryshim!”, ka shkruar Hamiti.



Të tjera
Lajme
Rrahje në Podujevë, dy të lënduar e katër të arrestuar
Një rrahje ka ndodhur mes disa
Lajme
Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe
Kandidatja për presidente nga radhët e
Aktuale
Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për