Luiz Ejlli ka fituar famë jashtëzakonisht të madhe, duke fituar zemrat e shqiptarëve kudo që janë. Por dashuria për të ka mbërritur edhe në Prekazin legjendar.
Mbrëmë në Big Brother VIP Albania, Hamëz Jashari i ri, djali i Bekim Jasharit, i ka dërguar një mesazh Luizit.
“Të përshëndesim nga Prekazi heroik i Adem Jasharit” shkruante në mesazhin që ai ka dedikuar Luizit bashkangjitur me një emoji të kurorës.
Ai më pas reagoi në Instagram duke postuar edhe një foto të Luizit me flamurin e UÇK-së./Botapress.info/