Grupi militant palestinez, Hamas ka deklaruar se ka goditur jugun e Izraelit me një breshëri raketash.
Ushtria izraelite tha se rreth dhjetë predha goditën, por shumica e tyre u kapën me sukses.
Edhe Kanali 12 i Izraelit raportoi një goditje të drejtpërdrejtë në qytetin jugor të Ashkelon, shkruan Reuters.
Shërbimet izraelite të urgjencës thanë se po trajtonin një person për lëndime nga predha dhe ekipet janë nisur për në vendngjarje.
Ndryshe, faza e parë e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi më 19 janar pas 15 muajsh lufte dhe përfshinte ndalimin e luftimeve, lirimin e disa prej pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi dhe lirimin e disa të burgosurve palestinezë.
Megjithatë, Izraeli tha më 19 mars se forcat e tij rifilluan operacionet tokësore në Rripin qendror dhe jugor të Gazës.



Të tjera
Uncategorized
Familja e Shpat Kasapit me reagim publik pas humbjes së parakohshme të artistit
Komuniteti artistik shqiptar u trondit ditët
Aktuale
Çeku në listën për deputetë të AAK’së, Haradinaj: Që në ditët e para në krye të UÇK
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka
Aktuale
“50% e rrymës nga Serbia”, Ymeri thotë se në Kosovë ka udhëhequr VukVendosja, akuzon Kurtin
Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri,