MPJ izraelite: Të paktën 7 të plagosur, disa në gjendje të rëndë, pas një breshërie raketash të hedhura nga Hamasi nga zona e Rafahut
Ministria e Punëve të Jashtme e Shtetit të Izraelit, duke u thirrur në mediet izraelite, njofton se grupi terrorist Hamas ka hedhur një breshëri raketash në vendkalimin Kerem Shalom përmes të cilit lehtësohet bartja e ndihmave humanitare në Gaza, me ç’rast janë plagosur 7 persona.
Raketat u hodhën pranë spitalit “Emirati” në Rafah.
Hamasi hedh raketa nga qendrat civile në vendkalimet humanitare.
“Gjatë ditëve të fundit, në incidente të ndara:
Hamasi hodhi mortaja në drejtim të korridoreve që shërbejnë për qëllime humanitare;
Hamasi ndërpreu bartjen e ndihmave humanitare nga jugu në veri të Gazës dhe ua pamundësoi banorëve të merrnin ndihma humanitare;
Hamasi hodhi sot (më 5 maj, 2024) 10 raketa në Kerem Shalom, vendkalimin kryesor të ndihmave humanitare.
Kalimi (Kerem Shalom) tani është i mbyllur”, thuhet në njoftimin e MPJ izraelite në platformën “X”.
https://twitter.com/Israel/status/1787111384666288506
https://twitter.com/Israel/status/1787103114538950763