Analisti Afrim Haliti ka ironizuar me deklaratën e deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, i cila mendon se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nuk është hajn.
“Pasha kryte e Albinit Martini s’koka hajn”, ka shkruar Halitin në profilin e tij në “Facebook”.
Duke e sqaruar takimin me ambasadorin Berishaj, në një prononcim për gazetën Nacionale deputeti i PDK-së ka thënë se ambasadori Berishaj është betuar në kokën e kryeministrit Albin Kurti se nuk ka vjedhur.
“Fundja unë nuk jam takuar veç me kushëririn e fisit e mikun tim Martin Berisha, por me Ambasadorin fuqiplotë të shtetit tim. Edhe fundja, “Ambasadori mu betua në kokën e Albinit se nuk ka vjedh gjë”, ndaj shkova që ta pij një kafe në Ambasadë.”, ka thënë Berisha.
Tags: BERISHAJT E ALBINI