Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk ka bërë presion për formimin e Gjykatës Speciale.
Haliti në një intervistë për Gazetën Nacionale, është përgjigjur lidhur me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila tha sa “dihet kush ka bërë presion për formimin e Speciales”.
Haliti ka thënë se kanë diskutuar rreth kësaj çështjeje, por se nga ish-presidenti nuk ka pasur presion për formimin e Gjykatës Speciale.
“Unë vlerësoj se z. Thaçi ka qenë i përgjegjshëm në raport me kërkesat që janë bërë nga bashkësia ndërkombëtare dhe nuk e besoj që ka bërë presion. Ne kemi diskutuar rreth kësaj çështjeje, po nuk ka pasur presion. Mirëpo, kurrë nuk e kam besuar atëherë se të arrestuarit eventual nga kjo gjykatë të mund të mbahen në paraburgim kaq gjatë. Nuk kisha me thënë se ka bërë presion z. Thaçi, diskutimet janë bërë edhe në grup parlamentar dhe në kryesi të partisë, sepse në politikë diskutohen gjerat”, ka thënë ai./Botapress.info/