Halimi kundër përdorjes së emrit të Rugovës nga politikanë që i ka kapluar ideja e pushtetit

Zyrtarja e LDK-së dhe Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka thënë se kujtimi për presidentin Ibrahim Rugova s’duhet të jetë pjesë e fjalorit të asnjë politikani apo politikanie që sundohet nga ideja e pushtetit pa përmbajtje, gjuha e urrejtjes dhe manipulimi me publikun.

Halimi ka thënë se Rugova s’është simbol që përdoret e as figurë mbi të cilën mund t’i ngjisësh ambiciet.

Postimi i plotë:  

Sot, në ditëlindjen e Presidentit Ibrahim Rugova, kujtimi për të nuk duhet të ngjitet në fjalorin e asnjë politikani apo politikanie që mbisundohet nga ideja e pushtetit pa përmbajtje, nga gjuha e urrejtjes dhe manipulimi me publikun.

Rugova nuk është një simbol që përdoret, por një frymë që ndiqet; jo një figurë mbi të cilën kacavirren ambiciet, por një vizionar i politikave të miqësisë. Ai është një lartësi mendimi sa nuk mundet të arrihet kurrë nga mediokrit dhe përulësi shërbimi ndaj atdheut.

Figura e Rugovës nuk është podium politik; është një monument i brendshëm që secili politikan e politikane duhet ta synojë, jo si mburrje por si dije e urti.

Të tjera

Lajme Opinione

Halil Matoshi: Klientelizmi Politik dhe Patronazhi i Albin Kurtit

  1.Ka parandalu kapicitetet energjetike si

Ekskluzive Lajme

SHBA-ja ndryshon rregullat për marrjen e “Green Card” – çfarë duhet të dimë?

    Administrata e presidentit amerikan