Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar edhe familja Bytyqi në Sllovi të Lipjanit, ku hajnat kanë bërë kërdi në shtëpinë e tyre, prej ku kanë vjedhur para e gjësende me vlerë.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se pronari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar se hajnat kanë vjedhur rreth 6 mijë euro, mbi 4 mijë euro para të gatshme dhe pjesa tjetër kanë qenë stoli të arit.
I riu ia zë pritën ish të dashurës dhe e rrah në mes të rrugës në Fushë Kosovë, shkak xhelozia
Sipas deklaratës së tij, të dhënë para hetuesve policorë me rastin e raportimit të rastit, kuptohet se të dyshuarit kanë depërtuar brenda me forcë, ku kanë demoluar shtëpinë dhe më pas kanë vjedhur gjësendet.
Pas raportimit të vjedhjes, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. /Botapress.info/