Teksa po afrohen festat e fundvitit në Kosovë janë shtuar dukshëm edhe rastet e vjedhjeve.
Një i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në fshatin Bubël të Malishevës rreth orës 22:35.
Hajnat në shtëpinë e një banori të këtij fshati vodhën para, një unazë ari dhe një pistoletë.
Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se lidhur me rastin nuk ka të arrestuar.