Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka nënshkruar tri kontrata pa i respektuar procedurat e prokurimit me vlerë me mbi 8.8 milionë euro.
tvendimit/kontratës mbi vepër duke anashkaluar konkurrencën e hapur.
Me kontratë mbi vepër ishte angazhuar zyrtari i cili mbante pozitë udhëheqëse në Institut dhe kishte kontratë të rregullt pune. Punët shtesë për të cilat ishte angazhuar kishin të bënin me redaktime kompjuterike, përgatitja e kopertinave dhe skanimi i botimeve. Kjo kishte ndodhur për shkak të mungesës së kontrolleve dhe mos ndjekjes së rregullave të prokurimit për shërbimet e veçanta kontraktuese /intelektuale”, thuhet në raportin e ZKAS-së.
Po ashtu MASHT-i, në vitin 2023 bazuar në planifikimin buxhetor, ka paguar dhe regjistruar shpenzime në vlerë 1,407,566 euro në kategori ekonomike jo adekuate.
Pagesat e realizuara nga kategoria e investime kapitale që për nga vlera individuale e pajisjeve dhe natyra e tyre këto shpenzime i takojnë kategorisë mallra dhe shërbime, si në vijim:
Furnizim me pajisje për sallat e sportit në shkollat e arsimit parauniversitar në vlerë 409,764 euro;
Blerjen e paisjeve për mbrojtjen e objekteve arsimore për qëndrueshmëri dhe blerja e pakove në vlerë 751,055 euro dhe Furnizim me inventar shkollor në vlerë 151,464 euro.
“Përderisa, Qendra e Studentëve (QS) kishte paguar 95,213 euro nga kategoria mallra dhe shërbime për kontratën “Renovimi dhe ri dizajnimi i restorantit dhe kuzhinës së Qendrës së Studentëve” shpenzim i cili për nga natyra i takon kategorisë së investimeve kapitale. Kjo kishte ndodhur si pasojë e ndarjes së mjeteve financiare me Ligj të Buxhetit në kategorinë e investimeve kapitale, pavarësisht kërkesës së MASHTI-t që mjetet për këto projekte të buxhetohen në kategoritë adekuate. Derisa te Qendra e Studentëve mjetet për projektin renovimi i restorantit ishin planifikuar gabimisht si mirëmbajtje e ndërtesave në kategorinë mallra dhe shërbime”, thuhet në raport.
“Në aktivitetin e prokurimit’’Projektimi i çerdhes tipike të parafabrikuar për 80 fëmijë’’, vlerësimi i ofertave ishte kryer me 16 ditë vonesë përtej afateve ligjore duke i marrë për bazë edhe afatet shtesë.
Procesi i hapjes së ofertave u zhvillua më 17.07.2023, ndërsa vlerësimi u përfundua me 21.09.2023; dhe Në dosjen e tenderit “Furnizimin me lëndë të parë dhe paisje të profilit të floktarisë, estetikës për kryerjen e praktikës profesionale”, te kapacitetet teknike dhe profesionale është kërkuar që operatorët ekonomik pjesëmarrës të kenë kontrata për furnizime të ngjashme, në tri vitet e shkuara.
Nga lista e kontratave të realizuara që kishte ofruar operatori fitues vërehet që furnizimet nuk e kishin natyrën e ngjashme (aktivitet kryesor kishin botimin dhe shtypjen e materialeve). Komisioni i vlerësimit nuk e kishte parandaluar këtë mangësi dhe këtë kriter e kishte konsideruar si të përmbushur.
Kontrata ishte lidhur me datë 09.08.2023 në vlerë 117,000 euro. Shkaku kryesor i këtyre mangësive ishte mosfunksionimi i kontrolleve të brendshme dhe mungesa e kujdesit të duhur gjatë procesit të vlerësimit dhe dhënies së kontratës”, thuhet në raportin e ZKAS-së./I