Deputeti i LDK-së, Paris Guri, tha se pas takimeve që ka mbajtur kryetari i partisë së tij, Lumir Abdixhiku, me liderë të partive për prezantimin e planit të tij për qeveri gjithëpërfshirëse, s’ka shenja se ky propozim është i pranueshëm për ta.
Ai tha se Abdixhiku është takuar me të gjithë liderët e partive përveç me atë të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
“Planin e ka propozuar si publikisht ashtu edhe në takimet private me liderët e partive. Nuk ka shenja që ai plan është i pranueshëm për partitë tjera. Mirëpo, deri tani është e vetmja zgjidhje, të cilën e ka ofruar një parti politike dhe përderisa s’ka zgjidhje të tjera më të mira, ne mbetemi me këtë opsion”, tha ai para fillimit të seancës konstituive



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në