Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është një Republikë Srpska dhe se ai do të jetë nën Kushtetutën e Kosovës.
“Nuk është një Republikë Srpska, aspak. Lexoni sërish Marrëveshjen e Dejtonit. Po shënojmë 30-vjetorin e Dejtonit. Lexoni se çfarë është Republika Srpska dhe krahasojeni me statutin. Nuk ka asnjë ngjashmëri. Nuk ka polici për Asociacionin. Nuk ka funksion legjislativ për Asociacionin. Asociacioni do të jetë nën kushtetutë, jo pjesë e kushtetutës siç është Republika Srpska”, tha Guerot, raporton Gazeta Express.
Ai shtoi se mund të japë edhe “argumente të tjera” në lidhje me këtë temë.
“Pika tjetër: mirë, le të themi që Kosova e merr seriozisht këtë dhe e dërgon statutin në Gjykatë dhe fillon implementimin. A do të ndryshojë diçka? Po, po marr një rrezik personal, por po: do të ndryshojë shumë atmosferën në kryeqytetin tim”, tha ai.
“Dhe kështu Kosova mund të rikthehet në një situatë më të mirë për sa i përket reputacionit”.
Këtë deklaratë ambasadori francez e bëri në një konferencë të organizuar nga Lëvizja FOL dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike me temën “Kosova drejt Bashkimit Evropian: Rruga drejt një zgjidhjeje”.



Të tjera
Uncategorized
Metier Weddenschap En Early Selection Madison Casino • BE Register & Win
Mega gokcasino netwerk antioftalmische factor massieve
Uncategorized
Gamey Natural Selection Astatine JL77 Gambling Casino New Zealand Claim Free Spins Guts Online Casino
Pros and bunco game of DreamPH
Uncategorized
Slot Czasowy Urok Kasyno Hazardowe region europejski Claim Free Spins https://pl-sapphirebet.com
Jak długo przewidująco ćwiczyć wspinać się