Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike padit sërish në SPAK zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi tha se Balluku vetëm për 1 vit grabiti rreth 180 milionë euro me shitjen e energjisë.
“Balluku shmang shit-blerjen e energjisë në bursë, për të favorizuar 4-5 kompani pranë saj. Shitja e energjisë jashtë tregut të Bursës, në kundërshtim me ligjin dhe vendimet në fuqi, duke vjedhur hapur qytetarët shqiptarë. Raportet e Entit të Energjisë provojnë se KESH ka shkelur ligjin vitin e kaluar dhe deri në këtë moment që flasim, pasi nuk e ka nxjerrë energjinë e pa kotraktuar në Bursë. Vitin e kaluar, KESH ka deklaruar se ka blerë jashtë bursës rreth 561 mijë megavat orë me çmim më të lartë sesa shitej në bursë. Llogaritjet zbulojnë një dëm prej rreth 6 milionë euro për buxhetin e shtetit vetëm nga ky operacion i paligjshëm”, tha Bardhi.
Sipas tij, Ministrja e Energjisë është Kryetare e Asamblesë së Përgjithshmë të KESH-it, personi përgjegjës që firmos për shpenzimet dhe bilancet e kompanisë.
Bardhi denoncoi edhe nje tjetër abuzim.
“Balluku manipulon edhe shifrat e humbjes së energjisë në rrjet. Humbjet faktike janë në nivelin 27.2%, duke sjellë vetëm për vitin 2023, një vlerë totale të humbjeve prej 144 milionë eurosh. Kërkojmë nga SPAK-u një hetim të shpejtë dhe profesional për një shkelje kaq masive të ligjit dhe për një abuzim kaq të madh me paratë e shqiptarëve”, tha Bardhi.



Të tjera
Lajme
Aksident mes tri veturave në Malishevë, lëndohen katër persona
Një aksident mes tri veturave ka
Aktuale
Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar
Lajme
Gjini: Të gatshëm ta zhbllokojmë situatën politike, nëse realizohen këto pesë kërkesa
Aleanca për Ardhmërinë ë Kosovës është