Ish-anëtari i Listës Guxo, Balton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2025 mund të priten zhvillime të reja politike, duke përfshirë lëvizje të grupit të presidentes Vjosa Osmani drejt LDK-së.
“Pas votimit të Buxhetit pritet rrjedha të reja. Mua po më vijnë informacione se grupi i Vjosa Osmanit është në bisedime për kthimin në LDK. Brenda dy ditëve ka gjasa që një pjesë e tyre të dalin publikisht në LDK,” ka deklaruar Dërguti në Dukagjini.
Ai gjithashtu theksoi se ndarja mes presidentes Osmani dhe Lëvizjes Vetëvendosje është e pashmangshme në zgjedhjet e ardhshme, pasi raportet mes dy palëve nuk janë më të njëjta.
“Presidentja, ndonëse vonë, megjithatë më në fund ka thënë atë që ka qenë e nevojshme ta thotë. Është e vërtetë që raportet ndërkombëtare të kësaj qeverisje nuk janë të mira. Në zgjedhjet e ardhshme, Vjosa Osmani dhe njerëzit e saj nuk janë më bashkë me Vetëvendosjen”, ka shtuar Dërguti.



Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi