Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Perparim Gruda, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me procesin e negociatave dhe zgjedhjen e Presidentit të vendit, duke e cilësuar atë si të dështuar dhe të qëllimshëm për bllokim institucional.
Në “Pressing” në T7, Gruda tha se procesi i zhvilluar muajt e fundit është “farsë” nga Albin Kurti, sipas tij, është dizajnuar në mënyrë që të përfundojë me dështim.
“Cili është kuptimi i negociatave nëse ne jemi të pamjaftueshëm si po na paraqet Albin Kurti, cili është kuptimi pse jemi mbledh gjithë këta muaj. Kjo që ka bërë Albin Kurti për këto muaj për zgjedhjen e Presidentit rezulton të jetë farsë dhe po e thotë vetë Kurti, e zbulon vetveten sepse i zbulon qëllimet e mbrapshta që i ka pas me dizajnu një proces që në fund dështon”, ka thënë ai.
Më 28 prill skadon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, nëse procesi dështon vendi automatikisht shkon në zgjedhje. /Gazeta Express



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në