Pas një mosmarrëveshjeje verbale një grua është therur me thikë nga një tjetër grua, dje në Fushë Kosovë . Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ndërsa e dyshuara ndodhet në arrati.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË/Fushë Kosovë, 11.05.2021-22:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte therrë me thikë nga e dyshuara femër kosovare . Si pasoj e rastit viktima kishte pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin, kurse e dyshuara nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante.