Gruaja nga Çagllavica denoncon bashkëshortin për dhunë fizike

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar mëngjesin e djeshem në lagjen “Nic” të Çagllavicës (komuna Graçanicë), ku viktima V. Sh, rreth 47-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin e saj, Sh. Sh, rreth 54-vjeçar, për dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikike.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima ka deklaruar në Polici se për një kohë të gjatë është nënshtruar ndaj dhunës dhe i është kufizuar liria e lëvizjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të Graçanicës, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore.

I dyshuari është paraqitur më pas në Stacionin Policor në prani të avokatit të tij, ku ka dhënë deklaratë me shkrim, duke mohuar të ketë ushtruar ndonjë formë dhune ndaj bashkëshortes.

Rasti është marrë në trajtim nga zyrtari për dhunë në familje dhe është informuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Dhunë në familje”, me procedurë të rregullt.

Të tjera

Aktuale

Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë

Kreu në detyrë i Qeverisë së

Ekskluzive Lajme

Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli

Kandidati i LDK-së për deputet në

Aktuale

Kurti takon kongresistët amerikanë

Kryeministri në detyrë i Republikës së