Gazetari Arsim Lani ka qenë sot dëshmitar i një rasti të dhunës ndaj një gruaje në lagjen Ulpiana të Prishtinës.
Autori i emisionit “Frontal” , Arsim Lani njofton se rastin e ka denoncuar në polici, teksa kjo e fundit thotë se ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Gazetari rrëfen se gruaja qante teksa dhunuesi shfaqte agresivitetin ndaj saj. I dyshuari më pas edhe e kishte detyruar gruan që ta shoqëronte drejt një hyrje të një banese.
Postimi i tij i plotë:
Sot isha deshmitar i nje dhune qe burri ushtronte ndaj nje gruaje ne lagjen Ulpiana ne Prishtine.
Dukej se e kishe bashkeshorte. Ajo vetem qante derisa burri shfaqte agresivitetin ndaj saj.
Normalisht e telefonova menjehere policine dhe denoncova dhunuesin-nje burre rreth te 40-tave i cili pas ‘shfaqjes’ ne publik e detyroi gruan ta shoqeronte drejt baneses. Sigurisht per t’u ndjere me i lire ne veprimet e tij.
Nje reagim i jashtezakonshem i Policise se Kosoves.
Besoni ose jo, derisa po flisja me bazen permes 192-shit, patrulla arriti ne vendin e ngjarjes.
Shpresoj shume se dhunuesi ta ket marre nga Policia ate qe meritonte.