Sindikatat e Hekurudhave të Kosovës kanë njoftuar hyrjen në grevë dyditore pas, siç thuhet, dështimit të dialogut me punëdhënësin lidhur me kërkesën për rritje të pagave, të cilat nuk janë ndryshuar që prej 15 vitesh.
Në komunikatën drejtuar mediave, sindikata thekson se kjo masë ekstreme është ndërmarrë për të ushtruar presion ndaj autoriteteve përgjegjëse, me qëllim realizimin e kërkesave të kahershme të punonjësve.
“Më 12 dhe 13 qershor 2025, nuk do të qarkullojë asnjë tren në territorin e Republikës së Kosovës,” thuhet në njoftim.
Sipas komunikatës, trenat do të rifillojnë punën të shtunën dhe të dielën, më 14 dhe 15 qershor, përjashtuar linjën Prishtinë–Pejë, e cila do të vazhdojë të operojë edhe gjatë ditëve të grevës.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Hekurudhës të Kosovës, Hysen Nikçi, ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe ka ftuar institucionet për një zgjidhje të menjëhershme dhe të qëndrueshme.



Të tjera
Aktuale
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
Kosova duhet të dëshmojë me vepra
Aktuale
417 veta nga 1126 të regjistruar votuan deri në orën 13:00 në ambasadën e Kosovës në Austri
Për zgjedhjet e 7 qershorit sot
Aktuale
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua e moshuar
Një rast tragjik është raportuar në