Dërguari Special Presidencial për Misione të Veçanta të Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell, i ka quajtur lajm të mirë zgjedhjet e reja në Kosovë pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri.
Ai këtë e lidhi edhe me rikthimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçi! Thaçi për Kryeministër”, ka shkruar ai në X.
Grenell ka shërbyer edhe si i dërguar për dialogun Kosovë-Serbi gjatë viteve 2019-2021.
Presidentja Vjosa Osmani dje nxori dekret për shpërndarjen e Kuvendit pasi dështoi zgjedhja e presidentit sipas afatit kushtetues.
Këtë dekret e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Lëvizja Vetëvendosje, e cila e konsideroi antikushtetues



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të