Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar presidentin amerikan, Joe Biden për qasjen e tij ndaj dialogut, shkruan Gazeta Botapress.
Me anë të një postimi në Twitter, Grenell kritikon Bidenin për faktin që siç thotë ai “as nuk e ka përmendur procesin e dialogut në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara”.
Sipas tij, për Bidenin as nuk është prioritet partneriteti me Ballkanin.“Joe Biden dështon që edhe ta përmend dialogun Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara. Qartë se për këtë Shtëpi të Bardhë partneriteti me Ballkanin nuk është prioritet në asnjë formë”, ka shkruar Grenell.
Më poshtë keni postimin e plotë të ij. /Botapress.info/