Një person nën kërcënimin e armës dhe duke shtënë në drejtim të lokalit, ka arritur të vjedhë 400 euro në një pompë derivatesh në Podujevë.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë, ndërsa i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE/Podujevë 24.01.2023 – 01:23. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, i dyshuari i maskuar fillimisht me armë zjarri kishte shtënë një herë në drejtim të lokalit dhe më pas nën kërcënimin e armës i kishte grabitur rreth 400 euro dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Rasti në procedurë hetimore.