Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po bie. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve e vjedhjeve janë çantat e krahut, që hajnat kanë cak. Kështu ka ndodhur pasditen e sotme, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se për Sinjalin se një 76-vjeçare është grabitur nga një person, teksa po kthehej në banesën e saj. Gazeta mëson se i dyshuari ia ka zënë pritën gruas së moshuar dhe me përdorimin e forcës ia kanë marrë çantën e krahut, në të cilën kishte mbi 150 euro dhe telefonin.
E tmerruar me atë që i ndodhi, e moshuara ka vendosur ta njoftojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer detaje për ngjarjen që i ndodhi.
Si rezultat i raportimit, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar, teksa për rastin është vënë dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit hetimet kanë nisur për veprën penale “Vjedhje grabitqare”