Opinionisti Dukagjin Gorani ka thënë se Kosova është një hap para konfliktit të armatosur me Serbinë. Ai këtë e tha pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Gorani në T7 tha se nëse deklaratat e krerëve janë të vërteta, atëherë Kosova është një hap para konfliktit me Serbinë\
“Ekziston opsioni i dytë që këto deklarata me i zënë të pavërteta, e që janë elektorale. Nëse është kjo e dyta, atëherë këta dy njerëz, secilin në rajonin e tij, janë t’u dashtë me e bind elektoratin edhe popullatën që mos me i marrë seriozisht”, shtoi më tej ai.