Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë, njoftoi të premten Ambasada amerikane në Prishtinë.
Lidhur me këtë, analisti Dukagjin Gorani në emisionin Pressing në T7 tha se komunikata i drejtohet kreut politik të vendit.
Sipas tij, deklarata e sotme e ShBA’së ka ndryshuar gjithçka. Ai këtë komunikatë e përmbledh me një fjali. “Përderisa është qikjo udhëheqje e qikjo qeveri, SHBA’të e refuzojnë të drejtën që mos me pas marrëdhënie bilaterale me neve”, tha Gorani.
“Deri sot këtu është ndërtu një disponim që në zgjedhje do të shkohet: A jeni me Listën Serbe, apo me atdhetarët edhe me VV’në. Prej sotit kjo rrotullohet me: A jeni me Washington dhe Amerikën, apo jeni me VV’në?”.
Tutje, Gorani thotë se ShBA’të sot kanë dërguar një mesazh se: “Kushdo që e përkrah këtë kurs të këtij grupi politk që aktualisht është në qeveri në Kosovë, nuk mundet me prit bashkëpunim dhe raporte me neve”,
“Tash ta shohim na qysh ka me u përhap e qysh ka me u ndërtu sendimenti edhe klima elektorale. Qiky mesazh i sotëm e ka një indikacion të thjesht: Kushdo që e përkrah këtë kurs të këtij grupi politk që aktualisht është në qeveri në Kosovë, nuk mundet me prit bashkëpunim dhe raporte me neve. Unë nuk kom pas qef qe me ardh shoqëria jonë në këtë ditë, me zgjedh, por ja që jemi ardh. Elektorati i VV le të matet mirë”, përfundoi Gorani.
Theksojmë se Qeveria në detyrë i hodhi poshtë kritikat e SHBA-së, duke thënë se “veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit me qëllim garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë”.



Të tjera
Aktuale
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
Kosova duhet të dëshmojë me vepra
Aktuale
417 veta nga 1126 të regjistruar votuan deri në orën 13:00 në ambasadën e Kosovës në Austri
Për zgjedhjet e 7 qershorit sot
Aktuale
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua e moshuar
Një rast tragjik është raportuar në