Ambasada Amerikane në Kosovë ka njoftuar para pak minutash pezullimin e pacaktuar për Dialogn e tyre Strategjik në Kosovë për shkak të veprimeve të kryeministrit Kurti.
“Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.
Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri i Përkohshëm Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve.
Dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij të Kosovës. Shpresojmë të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen kur të jetë e përshtatshme. Ne e dimë se ky është një qëllim i prioritizuar nga populli i Kosovës” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Kosovë.



Të tjera
Lajme Opinione
Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri
Albin Kurti është modeli i
Lajme
Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të
Lajme
Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër
Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive