Sonte mbahet gjysmëfinalja e dytë e Eurovisionit, ku 16 shtete do të garojnë për të siguruar 10 vendet e fundit në finalen e madhe, e cila zhvillohet të shtunën, më 17 maj.
Pas një hapjeje spektakolare të martën, festivali rikthehet me natën e dytë garuese, duke sjellë në skenë emocione, energji dhe performanca të nivelit të lartë.
Artistë të talentuar nga mbarë Evropa do të ngjiten sonte në skenën e Bazelit, mes dinamikash të forta dhe tensioni konkurrues.
Shqipëria, e përfaqësuar këtë vit nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, është tashmë e kualifikuar për në finalen e madhe, pasi arriti të fitojë votat e publikut në gjysmëfinalen e parë, më 13 maj.
Tashmë, gjithë vëmendja e përfaqësuesve shqiptarë është përqendruar te nata e finales, ku do të vendoset fituesi i këtij edicioni të Eurovisionit.
Lista e shteteve që do të performojnë në gjysmëfinalen e dytë të mbrëmjes së sotme:
1 Australia: Go-Jo – Milkshake Man
2 Mali i Zi: Nina Žižić – Dobrodošli
3 Irlanda: EMMY – Laika Party
4 Letonia: Tautumeitas – Bur Man Laimi
5 Armenia: PARG – SURVIVOR
6 Austria: JJ – Wasted Love
Mbretëria e Bashkuar: Remember Monday – What The Hell Just Happened? (E kualifikuar automatikisht në finale)
7 Greqia: Klavdia – Asteromáta
8 Lituania: Katarsis – Tavo Akys
9 Malta: Miriana Conte – SERVING
10 Gjeorgjia: Mariam Shengelia – Freedom
France: Louane – maman (E kualifikuar automatikisht në finale)
11 Danimarka: Sissal – Hallucination
12 Çekia: ADONXS – Kiss Kiss Goodbye
13 Luksemburgu: Laura Thorn – La Poupée Monte Le Son
14 Izraeli: Yuval Raphael – New Day Will Rise
Gjermania: Abor & Tynna – Baller (E kualifikuar automatikisht në finale)
15 Serbia: Princ – Mila
16 Finlanda: Erika Vikman – ICH KOMME



Të tjera
Aktuale
Haxhiu e shpall datën: Zgjedhjet e parakohshme mbahen me 7 qershor
U.D presidentja e vendit, njëherësh edhe
Aktuale
Haxhiu për Vehbi Miftarin: S’është shkarkuar, procedura për lirimin e tij ka filluar në vitin 2025
Vehbi Miftari ka konfirmuar se është
Showbiz
Xheneta Fetahu trondit rrjetin, gati sa nuk zbuloj pjesën intime me fustanin tranparent
Xheneta Fetahu ka arritur sërish të