Sot në Hagë ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK’së. Fillimisht ish-krerëve të UÇK’së, u janë lexuar paragrafët e aktakuzës së ndryshuar dhe të njëjti janë pyetur nëse e kuptojnë aktakuzën e ndryshuar.
Rreth kësaj, Jakup Krasniqi, ka thënë se ai nuk ka lidhje me asnjërën nga pikat e aktakuzës.
Po ashtu, ai u deklaruar i pafajshëm
Më pas, Jakup Krasniqi tha se nuk ka lidhje me asnjë nga pikat e aktakuzës që i lexoi prokurorja.
“E kam vështirë ta kuptojë aktakuzën dhe mënyrën si është përpiluar, nuk kam asnjë lidhje me asnjërën që i lexoi prokurorja para pak kohës”, tha ai.
“E kuptoj ashtu siç është por nuk pajtohem me të pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza. Plotësisht i pafajshëm”, u deklarua Krasniqi. /Botapress.info/