Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale po vazhdon “gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”, duke u referuar raportimeve për disa arrestime që janë kryer sot.
Përveç arrestimit të ish-Komandantit të UÇK-së, Isni Kilaj, Klinaku ka përmendur edhe raportimet mbi arrestimin e ish-Shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, duke shtuar se ka informata edhe për arrestimin e Fadil Fazliut, vëllait të dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu.
“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar ai.
Arrestimin e Kilajt e ka konfirmuar djali i tij, Blend Kilaj. Ai ka thënë se arrestimi është kryer rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Ai thotë se nuk informacione mbi arsyen.
“Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit është arrestuar babi. Nuk kemi informacione diçka se pse ka ndodhë arrestimi prapë”, ka thënë Blendi.
Kilaj ishte arrestuar edhe në nëntor të vitit të kaluar, nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë.
Ai ishte liruar me kusht në mars të këtij viti. Lirimi i tij me kusht është mundësuar pas dhënies së dorëzanisë prej 30.000 eurosh.



Të tjera
Aktuale
Rama i drejtohet me shkresë zyrtare Muratit për zhbllokimin e buxhetit për Prishtinën
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i
Aktuale
Murati: Buxheti për RTK-në, Prishtinën e ai për vitin 2026 po mbahen të bllokuara nga opozita
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran
Lajme
Kosova renditet si vendi me nivelin më të ulët të krimit në rajon
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për